1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

SHBA-ja lejon futjen e brisqeve në aeroplan

Më të lexuarat

Autoriteti amerikan për sigurinë e transportit ka njoftuar se do të lejojë bartjen e brisqeve të vegjël të xhepit nga pasagjerët në aeroplanë. Kjo gjë ndodh për herë të parë që nga sulmet e 11 shtatorit.

Nga 25 prilli, pasagjerët në SHBA mund të marrin me vete brisqe që kanë teh më të shkurtër se 6 cm. Mirëpo, nuk do të lejohen thikat, skalpelët dhe brisqet e rrojës.

Ky ndryshim është kritikuar nga stafi i ekuipazhit, sipas të cilit kjo do t’i rrezikojë udhëtarët dhe ekuipazhin në aeroplanë.

Sipas politikave të reja, në bagazhin dhe kabinat e aeroplanëve do të lejohen të barten edhe shkopinjtë e bilardos, të skive dhe të hokejit. Autoriteti për siguri në transport në SHBA ka thënë se rregullat e reja do t’iu ofrojnë udhëtarëve përvoja të mira gjatë fluturimeve me aeroplanë./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit