0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

SHBA-ja kritikon planin e Izraelit për vendbanimet e paligjshme

Më të lexuarat

“Kjo përshkallëzon situatën dhe dëmton edhe më tej besimin midis dy palëve. Ne kundërshtojmë në mënyrë të fuqishme rritjen e këtyre vendbanimeve dhe i bëjmë thirrje Izraelit që të distancohet nga ky veprim”

Zëvendëszëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Vedant Patel, tha se plani i Izraelit për të zgjeruar vendbanimet e paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor nën pushtim përshkallëzon tensionin dhe dëmton edhe besimin mes izraelitëve dhe palestinezëve, transmeton Anadolu.

Në një konferencë ditore për shtyp, Patel iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe vlerësoi rendin e ditës, përfshirë edhe planin e Izraelit për vendbanimet e paligjshme.

Patel tha se vendbanimet në fjalë minojnë zgjidhjen me dy shtete. “Kjo përshkallëzon situatën dhe dëmton edhe më tej besimin midis dy palëve. Ne kundërshtojmë në mënyrë të fuqishme rritjen e këtyre vendbanimeve dhe i bëjmë thirrje Izraelit që të distancohet nga ky veprim. Në këtë përfshihet edhe zgjerimi i posteve policore. Këtë çështje e marrim shumë seriozisht”, theksoi Patel.

Kur një gazetar tha se Izraeli nuk i merr seriozisht deklaratat e SHBA-së të cilat tashmë janë bërë shabllon, Patel tha se “Unë mendoj se ju nënvlerësoni ndikimin që mund të ketë diplomacia”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit