1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

SHBA-ja konfirmon mbështetjen ndaj Arabisë Saudite

Më të lexuarat

SHBA-ja konfirmon mbështetjen ndaj Arabisë Saudite

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka “dënuar me forcë” sulmet e fundit kundër territorit saudit nga “grupet e lidhur me Iranin” në rajon, njoftoi Departamenti i Shtetit. Blinken gjithashtu përsëriti angazhimin e SHBA-së për të mbështetur mbrojtjen e vendit aleat, Arabisë Saudite. Sekretari i Shtetit ka biseduar përmes telefonit me homologun e rij saudit, Faisal bin Farhan Al Saud, për bashkëpunimin mes dy vendeve në dhënien fund të luftës në Jemen. Telefonata u zhvilluar pasi Arabia Saudite ka paraqitur një iniciativë të re paqësore për t’i dhënë fund konfliktit në Jemen, që përfshin një armëpushim të përgjithshëm nën mbikqyrjen e Kombeve të Bashkuara dhe rihapjen e lidhjeve ajrore dhe detare. Jemeni u zhyt në një luftë civile më 2015 nga e cila kanë mbetur të vrarë rreth 130.000 njerëz dhe janë zhvendosur më shumë se 3 milionë. Konflikti zhvillohet ndërmjet grupit rebel Huthi, i cili mbështetet nga Irani, dhe Qeverisë së mbështetur nga sauditët. Huthi kanë ndërmarë sulme me dronë dhe raketa duke shënjestruar infrastrukturën e naftës së mbretërisë Saudite dhe vendeve tjera.
/rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit