Ambasadorja amerikane e OKB-së, Nikki Haley kërkoi një rifillim të negociatave të paqes izraelito-palestineze gjatë një takimi të parë të zhvilluar dje me të dërguarin palestinez në OKB.
Në përfundim të këtij takimi me ambasadorin, Riyad Mansour, Haley shkruajti në profilin e saj “Twitter” se “palestinezët duhet të takojnë izraelitët në negociata të drejtpërdrejta, se sa të rrinë të presin rezultate nga OKB-ja që mund të arrihen vetëm nga dy palët”.
Mansour deklaroi nga ana se “gjatë takimit të tyre prej 45 minutash diplomatja amerikane kishte shfaqur dëshirën që të shohë dy palët të rifillojnë negociatat dhe se SHBA-ja synon t’i nxisë këto bisedim. /atsh/