3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

SHBA-ja i vendos sanksione Kinës për abuzimin e ujgurëve

Më të lexuarat

Administrata Biden ka thënë se po vendosë sanksione të reja mbi disa kompani kineze të bioteknologjisë dhe subjekteve të tjera, për veprimet e tyre në provincën Xinjiang.

SHBA-ja po targeton Akademinë Ushtarake të Shkencave Mjekësore të Kinës dhe 11 institutet e saj të studimit që fokusohen në përdorimin e bioteknologjisë për mbështetjen e ushtrisë kineze.

Në një deklaratë zyrtare është thënë se SHBA-ja nuk mund të lejojë kapacitetet e veta që të shfrytëzohen kundër sigurisë kombëtare të saj, raporton AP.

Departamenti i Thesarit po ashtu po sheh mundësitë që të ndërmarrë veprime kundër subjekteve kineze, ndërsa nuk ka treguar se për çfarë bëhet fjalë. /koha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit