-1.6 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

SHBA-ja “e shqetësuar” me deklaratat e presidentit bullgar për Krimenë

Më të lexuarat

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim “serioz” lidhur me deklaratat e fundit të presidentit bullgar, Rumen Radev, i cili e ka cilësuar Krimenë si “ruse”.

Gadishulli ukrainas i Krimesë u aneksua nga Moska më 2014.

Radev, 58 vjeç, i bëri komentet gjatë një debati televiziv me kundërkandidatin e tij, Anastas Gerdjikov, para rundit të balotazhit të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 21 nëntor, të cilat Radev i fitoi.

Radev tha se Bullgaria duhet të mbajë raporte pragmatike me Moskën dhe nuk duhet ta shohë Rusinë si armike, për shkak të lidhjeve të ngushta historike dhe kulturore.

Gjatë debatit ai u pyet nga Gerdijkov nëse pendohet për kritikat që i ka bërë ndaj sanksioneve që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë dhe Radev u përgjigj që Krimea “për momentin është ruse”, duke shtuar “çfarë tjetër mund të jetë?”.

Më 2016, Radev, gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, bëri fushatë për heqjen e sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara lidhur me deklaratat e fundit të presidentit bullgar, Rumen Radev, në të cilat ai iu referua Krimesë si ‘ruse’”, tha më 22 nëntor Ambasada amerikane në Sofje.

“Shtetet e Bashkuara, G7, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja kemi qenë të qartë dhe të bashkuar në pozicionin tonë që pavarësisht përpjekjes së Rusisë për aneksim dhe okupimi që po vazhdon, Krimea është Ukrainë. Të gjithë ne, përfshirë Bullgarinë, gjatë Samitit të Platformës së Krimesë që u mbajt në gusht, deklaruam se Krimea është pjesë integrale e Ukrainës dhe ne nuk do t’i njohim përpjekjet e Rusisë për të legjitimuar aneksimin e paligjshëm dhe okupimin e gadishullit. Në ditët e fundit ne kemi komunikuar shqetësimin tonë te Qeveria bullgare si në Uashington ashtu edhe në Sofje”, u tha në deklaratë.

Pas komenteve të Radevit, më 19 nëntor Ukraina thirri në bisedime ambasadorin bullgar në Kiev për të shprehur shqetësimet lidhur me deklaratat e presidentit bullgar.

“Fjalët e presidentit aktual të Bullgarisë nuk i kontribuojnë zhvillimit të raporteve të mira fqinjësore ndërmjet Ukrainës dhe Bullgarisë dhe janë në kundërshtim me pozicionin zyrtar të Sofjes që mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës në kufijtë e saj të njohur ndërkombëtarisht”, thuhej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ukrainase të publikuar më 19 nëntor.

Radev, që bëri fushatë për zgjedhjet e nëntorit me një platformë kundër korrupsionit, fitoi 66 për qind të votave në rundin e balotazhit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit