1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

SHBA-ja dërgon forca shtesë në Afganistan për të siguruar largimin

Më të lexuarat

Shtetet e Bashkuara kanë angazhuar trupa ushtarake shtesë për të mbrojtur forcat amerikane dhe ato të koalicionit, teksa tërhiqen nga Afganistani.

Bombarduese të rënda dhe aeroplanë luftarakë do të jenë aty për të ruajtur trupat dhe kontraktorët civilë.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë qenë prezente në Afganistan për gati 20 vjet.

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se 11 shtatori është afati i fundit për tërheqje të trupave, njëherësh 20 vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit në tokën amerikane, të cilat më pas nxitën luftën.

Mirëpo tërheqja e trupave vjen në kohën e rritjes së dhunës, pasi forcat afgane të sigurisë janë të alarmuara nga sulmet hakmarrëse.

Talibanët kanë paralajmëruar se nuk ekziston më ndonjë marrëveshje për të mos sulmuar trupat ndërkombëtare.

Sipas një marrëveshjeje të nënshkruar vitin e kaluar në mes të militantëve talibanë dhe ish-presidentit amerikan Donald Trump, forcat e huaja do të duhej të largoheshin nga Afganistani deri më 1 maj, dhe deri në atë kohë, talibanët nuk do të sulmonin këto forca.

Presidenti amerikan Joe Biden ka arsyetuar tërheqjen trupave, duke thënë se SHBA-ja është siguruar se Afganistani nuk do të jetë më bazë për xhihadistët e huaj, që të kryejnë komplote kundër Perëndimit.

Presidenti afgan Ashraf Ghani ka thënë se forcat qeveritare kanë kapacitet të plotë për të mbajtur nën kontroll kryengritësit.

Mirëpo disa mendojnë se tërheqja e trupave të huaja mund ta kthejë Afganstanin në ditët e epokës së talibanëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit