10.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

SHBA-ja dënon deklaratat raciste të ministrit izraelit kundër palestinezëve

Më të lexuarat

Departamenti amerikan i Shtetit ka theksuar se shprehjet e ministrit Ben-Gvir janë “nxitëse” dhe “ngjasojnë me retorikë racist”

Departamenti amerikan i Shtetit dënoi deklaratat raciste kundër palestinezëve nga Itamar Ben-Gvir, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, transmeton Anadolu.

Departamenti amerikan i Shtetit, në përgjigje të pyetjes së gazetës “The Times of Israel”, ka theksuar se shprehjet e Ben-Gvirit janë “nxitëse” dhe “ngjasojnë me retorikë raciste”.

“SHBA-ja dënon ashpër komentet nxitëse të ministrit Ben-Gvir lidhur me lirinë e lëvizjes së palestinezëve që jetojnë në Bregun Perëndimor”, thuhet në deklaratën e Departamentit.

Po ashtu theksohet që një retorikë e tillë është veçanërisht e dëmshme kur merret parasysh pozicioni i Ben-Gvirit.

“Një jetë nuk duhet të jetë më e vlefshme se një tjetër”

Ndaj fjalëve të Ben-Gvirit ka reaguar nga llogaria e saj në Instagram edhe Bella Hadid, modelja amerikane me origjinë palestineze.

Në postimin e saj Hadid është shprehur: “Në asnjë vend, në asnjë kohë, kryesisht në vitin 2023, një jetë nuk duhet të jetë më e vlefshme se një tjetër. Sidomos për shkak të përkatësisë etnike, kulturës apo plotësisht për shkak të urrejtjes”.

Ben-Gvir, i cili njihet për veprimet e tij nxitëse dhe retorikën raciste kundër palestinezëve, në një deklaratë dje në televizionin “Channel 12” të Izraelit tha se liria e lëvizjes së hebrenjve është më e rëndësishme se liria e palestinezëve.

Duke iu drejtuar gazetarit që po debatonte, Ben-Gvir tha: “E drejta ime, gruas dhe fëmijëve të mi për të udhëtuar në Jahuda dhe Samiriye (emri që hebrenjtë fanatikë përdorin për Bregun Perëndimor) është më e rëndësishme se e drejta e arabëve për të udhëtuar. Më vjen keq, Mohammed, por kjo është e vërteta”.

Gazetarët në median sociale dhe organizatat e shoqërisë civile reaguan ndaj deklaratave të Ben-Gvirit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit