5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

SHBA i kërkoi Serbisë tërheqjen e trupave nga kufiri me Kosovën, Osmani: Të përkushtuar për të punuar ngushtë me SHBA-në dhe NATO-n

Më të lexuarat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur thirrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës drejtuar Serbisë që të tërheq trupat e saj ushtarake të pozicionuara afër kufirit me Kosovën.

Osmani ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë gjithmonë pranë popullit të Kosovës.

“E mirëpres deklaratën e qartë të administratës së Biden-it, për të adresuar veprimet tejet destabilizuese të Serbisë kundër Kosovës”, ka deklaruar presidentja Osmani.

Ajo ka thënë se “është një thirrje për përgjegjësi për ata që planifikuan dhe kryen sulmin kundër Policisë së Kosovës, duke denoncuar organizimin e paprecedentë të njësive ushtarake dhe artilerie të avancuara serbe përgjatë kufirit me Kosovën”.

“Armët e fshehura në veri të Kosovës paraqesin rrezik të madh si për Policinë e Kosovës ashtu edhe për trupat e NATO-s në Kosovë”, ka shkruar Osmani në platformën “X”, transmeton Telegrafi.

Osmani ka thënë se “SHBA po punon me aleatët e NATO-s për të adresuar përpjekjet për të destabilizuar Kosovën dhe për të minuar sigurinë e të gjithë qytetarëve të sa, duke i bërë thirrje Serbisë që të tërheqë forcat nga kufiri dhe të ulë tensionet”.

Më tej Osmani ka thënë se “armët e fshehura në veri të Kosovës paraqesin rrezik të madh si për Policinë e Kosovës ashtu edhe për trupat e NATO-s në Kosovë”.

“SHBA po punon me aleatët e NATO-s për të adresuar përpjekjet për të destabilizuar Kosovën dhe për të minuar sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj. Duke i bërë thirrje Serbisë që të tërheqë forcat nga kufiri dhe të ulë tensionet”.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të punuar ngushtë me SHBA-në dhe aleatët tanë të tjerë të NATO-s për të adresuar sfidat e sigurisë dhe për të mbrojtur liritë tona të fituara me vështirësi”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

“Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarë më 29 shtator.

Kirby u pyet nëse ky grumbullim i trupave ushtarake pranë kufirit është sinjal se Serbia po përgatitet për ndonjë pushtim ushtarak.

“Po e shikojmë, po e vëzhgojmë. Por, qëllimi [i grumbullimit të trupave ushtarake serbe], nuk mund ta them tani”, tha ai.

Megjithatë, Kirby tha se “madhësia” e trupave të grumbulluara është destabilzuese.

Ai tha se është shqetësues armët që janë gjetur pas incidentit, që tha se janë të nivelit ushtarak, përfshirë granatahedhës dhe armë të tjera.

“Llojet e armëve që u gjetën përbëjnë një kërcënim jo vetëm për personelin e Kosovës, por edhe për stafin ndërkombëtar, përfshirë trupat e NATO-s”, deklaroi Kirby. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit