1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

SHBA dhe Rusia pajtohen rreth bisedimeve në Siri

Më të lexuarat

Sekretari ameirkan i shtetit, John Kerry, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë pajtuar për përpjekje në shtyrje të lëvizjes përpara të negociatave për përfundimin e luftës pesëvjeçare në Siri.

Këto komente ai i bëri mbrëmë në Moskë, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov. Gjatë qëndrimit në Moskë,Kerry, pos me ministrin Lavrov është takuar edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Kerry theksoi se Uashingtoni dhe Moska, që muajin e kaluar e kanë ndërmjetësuar një armëpushim të pjesërishëm në Siri, janë pajtuar që presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, aleat i Rusisë, “duhet ta bëjë një gjë të drejtë”dhe të angazhohet në bisedat paqësore, të cilat mbeten të bllokuara lidhur me fatin e tij.

Zoti Lavrov tha se Rusia është e përkushtuar për promovimin e transicionit politik në Siri, por ky transicion duhet të mbështetet në “pajtueshmëri reciproke” ndërmjet qeverisë dhe opozitës.

Derisa një rund i bisedimeve indirekte ndërmjet qeverisë së Sirisë dhe opozitës ka përfunduar mbrëmë vonë në Gjenevë, i dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, tha se ka parë mjaft terren të përbashkët ndërmjet dy palëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit