3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

SHBA dhe Britania e Madhe sërish kërkojnë përfundimin e mandatit të UNMIK-ut në Kosovë

Më të lexuarat

Raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për situatën në Kosovë po diskutohet në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Diplomati amerikan në OKB Robert Wood, tha se SHBA mbështet rrugën evropiane të Kosovës.

Sipas tij duhet të ketë angazhim për njohje reciproke Kosovë-Serbi.

“Dua të theksoj përkushtimin tonë për stabilitet në Ballkanin perëndimor. ShBA mbështet rrugëtimin e Kosovës. Dua të ketë angazhim në dialogun e udhëhequr nga BE të përqëndruar tek njohja reciproke mes dy vendeve”, tha ai.

Përfaqësuesi i SHBA në Këshillin e Sigurimit ka kërkuar që të reduktohet edhe më tej deri në mbyllje misioni i UNMIK-ut në Kosovë.

Ai thotë se autoritetet e Kosovës janë në gjendje të mbajnë nën kontroll situatën.

“Propozojmë që edhe raportimi për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të mos mbahet çdo gjashtë muaj”, ka thënë përfaqësuesi amerikan.

Njëjtë ka kërkuar edhe përfaqësuesi i Britanisë së Madhe.

Ai ka kërkuar largimin e UNMIK-ut nga Kosova pasi sipas tij situata në terren ka ndryshuar.

Koordinatori Politik i Mbretërisë së Bashkuar në OKB, Fergus Eckersley, në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën tha se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është jetike.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet jetik. Ne ritheksojmë mbështetjen tonë të plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Tani është momenti që të dyja palët të angazhohen në dialog me mirëbesim, të respektojnë angazhimet e tyre të dialogut dhe të shmangin veprimet apo retorikën që mund të zvogëlojë perspektivat për arritjen e një marrëveshjeje normalizimi gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, në dobi të njerëzve të të dy vendeve”, tha Eckersley./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit