4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

SHBA dhe aleatët nisin sulmet në Siri

Më të lexuarat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka miratuar sulme ushtarake kundër Sirisë, në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën.

Sulmet janë në përgjigje të incidentit të dyshuar kimik, që ka ndodhur javën e kaluar në qytetin sirian, Duma.

“Një operacion i kombinuar me forcat e armatosura të Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar është tani në zhvillim e sipër”, tha Trump në fjalimin drejtuar kombit.

Agjencitë e lajmeve Reuters dhe AFP njoftojnë se disa shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në kryeqytetin e Sirisë, Damask, në kohën që presidenti Trump njoftoi fillimin e goditjes ushtarake.

Presidenti Trump veçoi mbështetësit kryesorë të Sirisë, Rusinë dhe Iranin, që nuk e ndaluan regimin sirian të përdorte armë kimike.

“Sulmet e ditëve të fundit nga Asadi dhe reagimi ynë i sotëm, është pasojë e drejtpërdrejtë e dështimit të Rusisë për të vepruar”, tha presidentit Trump. /REL/VOA/

https://youtu.be/9kMpOJ5f_J8

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit