15.3 C
Pristina
Sunday, October 6, 2024

ShBA dhe A. Saudite nënshkruan marrëveshje të ndryshme të bashkëpunimit

Më të lexuarat

Gjatë takimit u bisedua në lidhje me diversifikimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve strategjike dhe rrënjësore në të gjitha fushat me ShBA-në.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump vizitën e parë të tij jashtë vendi prej marrjes së detyrës e këtej e fillon nga Arabia Saudite.

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Riad, Trump dhe Mbreti i Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz, zhvilluan takime kokë më kokë dhe mes delegacioneve në Pallatin Yemame.

Gjatë takimit u bisedua në lidhje me diversifikimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve strategjike dhe rrënjësore në të gjitha fushat me ShBA-në, çështjet rajonale, zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe ato ndërkombëtare dhe për hapat që duhen hedhur për rritjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Pas takimit Mbreti Selman dhe Presidenti Trump nënshkruan “marrëveshjen për vizion të përbashkët strategjik”, ndërsa në praninë e dy liderëve u nënshkruan edhe një sërë marrëveshjesh tjera të bashkëpunimit dhe memorandume mirëkuptimi.

Ndërkaq mes Princit të parë trashëgimtar dhe njëkohësisht ministrit të Brendshëm të Arabisë Saudite, Muhammed bin Selman dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson u arrit në marrëveshje për modernizimin dhe fuqizimin e Forcave të Armatosura të Arabisë Saudite dhe për çështjen e prodhimit të helikopterit ushtarak të tipit Sikorsky “Black Hawk” në Arabinë Saudite.

Ndërkohë që mes kompanisë saudite të teknologjisë së informatikës dhe kompanisë amerikane Apple u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi, mes autoriteteve të dyja vendeve u nënshkruan marrëveshjet e bashkëpunimit në fushat e transportit ajror, shëndetësisë, infrastrukturës dhe teknologjisë, naftës dhe gazit natyror, blerjes së avionëve, në fushat e patundshmërive, minierave dhe zhvillimin e përvojave njerëzore, prodhimin e produkteve teknologjike me vlerë të lartë të shtuar, prodhimin e përbashkët të energjisë dhe në fushat e industrisë së mbrojtjes.

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Adil el-Xhubejr bëri të ditur se vlera e përgjithshme e marrëveshjeve të arritura mes vendit të tij dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës arrin në 380 miliardë dollarë.

Xhubejr gjatë konferencës për shtyp të organizuar me homologun e tij amerikan Rex Tillerson falënderoi ShBA-të për mbështetjen e dhënë vendit të tij.

Ministri i Jashtëm saudit vizitën e Presidentit Trump në vendin e tij e cilësoi si “historike”, ndërsa tërhoqi vëmendjen në një periudhë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në kuadër të vizitës së tij në Riad, Presidenti Trump do të marr pjesë në 3 mbledhje të rëndësishme që organizohen me temë “ShBA-Arabi Saudite, vendet e Gjirit dhe vendet islame”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit