3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

SHBA dënon sulmin kibernetik në Shqipëri: Irani do të mbajë përgjegjësi

Më të lexuarat

Shtëpia e Bardhë ka reaguar përmes një komunikate zyrtare pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se pas sulmit kibernetik ndaj institucioneve qeveritare më 15 korrik, qëndron Republika Islamike e Iranit.

Në deklaratë, thuhet se Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik dhe se Irani do të mbajë përgjegjësi për këtë incident të cilin e cilësojnë të paprecedentë.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se SHBA-të do të ndërmarrin veprime të mëtejshme për ta mbajtur Iranin përgjegjës për veprimet që kërcënojnë sigurinë e Shqipërisë, që konsiderohet vend aleat.

Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama deklaroi se Irani qëndron pas sulmit kibernetik të 15 korrikut.

Gjatë një fjalimi të publikuar në rrjetet sociale, Rama theksoi se Shqipëria do të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.

Rama ka kërkuar që stafi diplomatik i ambasadës së Republikës Islamike të Iranit të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit