Një delegacion nga Ministria e Drejtësisë së Turqisë ka realizuar takime të rëndësishme me homologët amerikanë për procesin e ekstradimit të kreut të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen.
Ministri i Drejtësisë Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) bashkë me delegacionin e Ministrisë së Drejtësisë (që ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës) kanë biseduar me homologët amerikanë mbi procesin e ekstradimit të kreut të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen.
Sipas informacioneve që kanë përcjellë zyrtarët e Ministrisë, delegacioni turk i kryesuar nga Ndihmësdrejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë për Legjislacionin Ndërkombëtar dhe Marrëdhëniet me Jashtë, Faris Karak, realizoi në kryeqytetin amerikan, Uashington, një takim që zgjati 4 orë.
Në këtë takim morën pjesë edhe 3 prokurorë nga Prokuroria e Ankarasë, të cilët ndjekin hetimin për FETO-n.
Në takim u trajtuan në detaje të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me procesin e ekstradimit të Gylenit. Pala turke u përcolli homologëve amerikanë informacionin rreth kornizës ligjore.