Sipas një deklarate, ndihma është ndërprerë me pretendimin se Pakistani nuk ka qenë i suksesshëm mjaftueshëm në luftën kundër terrorizmit
ISLAMABAD (AA) – Pentagoni ka njoftuar se ka anuluar ndihmën prej 300 milionë dollarë që bëhet ndaj Pakistanit për luftën kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate të bërë në radion shtetërore të Pakistanit, bëhet e ditur se ndihma është ndërprerë me pretendimin se Pakistani nuk ka qenë i suksesshëm mjaftueshëm në luftën kundër terrorizmit.
Në deklaratën e bërë nga Pentagoni theksohet se në rast se miratohet nga Kongresi vendimi për ndërprerjen e ndihmës prej 300 milionë dollarë, ajo do të transferohet në fusha të tjera më parësore.
Mahmud Shah, ish-Gjeneral brigade ekspert i sigurisë, për AA në lidhje me vendimin që është marrë disa ditë para vizitës që sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, do të zhvillojë më 5 shtator në Pakistan, është shprehur se “Ky vendim i marrë nga qeveria Trump është një vendim jo i mençur. Nuk mendoj se SHBA-të do të marrin nën presion Pakistanin me vendime të tilla”.
Pasi ka përmendur marrëdhëniet e prishura të qeverisë Trump me Turqinë, Kinën, Rusinë, Iranin, Kanadanë dhe vendet e Bashkimit Evropian, Shah duke theksuar se nga këto më së shumti do të ndikohet SHBA-ja ai tha se “Ndihma e ndërprerë nuk përbën ndonjë rëndësi nga ana financiare, por ajo që do të ndikohet në të vërtetë janë marrëdhëniet diplomatike dhe politike”.
Ndërsa analisti politik, Ijaz Han Hattak, ka theksuar se tensioni politik mes dy vende do të reflektojë edhe në paketën e shpëtimit të FMN-së dhe se SHBA-ja këtu do të shkaktojë vështirësi ndaj Pakistanit.
Hattak tha se ky tension i Pakistanit do të sillet në rendin e ditës gjatë vizitës së Pompeo dhe se gjithashtu në këtë vizitë do të vendoset nëse marrëdhëniet mes dy vendeve ose të përfundojnë ose do të vazhdojnë.
Ndërkohë, tërheq vëmendje që vendimi për ndërprerjen e ndihmës financiare ka ardhur pas deklaratës së kryeministrit të Pakistanit, Imran Han, për anulimin e marrëveshjeve të bëra me SHBA-në dhe të cilat janë në disfavor të Pakistanit.
Të premten e kaluar në një deklaratë Han ishte shprehur se nuk do të pranonin kërkesat jo të drejta të SHBA-ve dhe se do të anuloheshin marrëveshjet e bëra në disfavor të Pakistanit nga qeveritë e mëparshme. Po ashtu Han nuk ka përcaktuar se çfarë marrëveshjes do të anuloheshin.
Qeveria Trump edhe më parë ka ndërprerë ndihmat financiare që do të bëheshin ndaj Pakistanit. Në një deklaratë nga SHBA-të në muajin janar ishte pretenduar se Pakistani është një vend i sigurtë për disa organizata terroriste dhe se këto organizata kryejnë sulme në Afganistan.
Në këtë periudhë ishte ndalur pagesa për ndihmë ushtarake me 255 milionë dollarë që do të bëhej për Pakistanin.