1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

SHBA – Anëtarët e FETO-s marrin emrat të krishterë dhe bëhen pjesë e sekteve të krishtera

Më të lexuarat

Anëtarët e FETO/PDY-së në SHBA marrin emra të krishterë dhe bëhen pjesë e sekteve të ndryshme të këtij besimi, deklaroi ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, në një intervistë për gazetën “Milliyet”…

Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, deklaroi të hënën se ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vend ky që nuk po ekstradon kreun e organizatës terroriste gyleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY), se anëtarët e FETO/PDY-së në SHBA marrin emra të krishterë dhe bëhen pjesë e sekteve të ndryshme të këtij besimi.

“FETO/PDY-ja është një kërcënim edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Bekir Bozdag gjatë një interviste për gazetën turke “Milliyet”.

“Merrini seriozisht në konsideratë paralajmërimet e Turqisë”, shtoi ai duke i drejtuar kështu një apel Uashingtonit zyrtar.

Bekir Bozdag theksoi gjithashtu se administrata amerikane nuk i ka dërguar gjykatës dokumentet, të cilat i kanë shkuar nga Ankara në lidhje me këtë çështje.

“Sa më shumë të vërteta të mësojë, aq më shumë do të ndryshojë perceptimi i Perëndimit rreth FETO/PDY-së. Ata (vendet perëndimore – shën. i përkth.) nuk janë ende në nivelin që ne dëshirojmë, por gjithashtu s’janë as në pozicionin që kishin në 2013-n”, sqaroi ndër të tjera ministri turk i Drejtësisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit