1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

SHBA akuzon Rusinë për “shthurje dhe brutalitet” në Ukrainë

Më të lexuarat

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin se ka vepruar “si i shthurur” në agresionin e tij në Ukrainë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, zëdhënësi John Kirby u bë dukshëm emocional teksa shtroi pyetjen se si dikush “me moral” mund të justifikonte mizoritë e kryera nga Rusia.

Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të premten se ishte ende i hapur për bisedimet e paqes me Putin.

Por ai tha se ekzistonte një rrezik i lartë që ato “mund të shemben” mes agresionit rus.

Duke folur për mediat polake, Zelensky tha se donte të takonte Putinin sepse “është njeriu i vetëm që vendos gjithçka” në Rusi.

Por shkatërrimi i lënë nga forcat ruse në zonat e pushtuara i ka bërë çdo diskutim të zbehta, shtoi ai.

Ndryshe, të enjten, Ukraina njoftoi një kërkim për 10 ushtarë rusë të akuzuar për krime lufte në Bucha – një periferi në veri të Kievit ku u vranë të paktën 400 civilë.

“Unë nuk mendoj se e vlerësuam plotësisht shkallën në të cilën [Z. Putin] do ta shkaktonte atë lloj dhune dhe mizorie”, ka thënë Kirby të premten.

Ai hodhi poshtë justifikimet e deklaruara të Putinit për pushtimin – se ai po mbron rusët dhe Ukrainën nga nazizmi – duke shtuar: “Është e vështirë për ta vendosur atë retorikë me atë që ai në fakt po bën brenda Ukrainës, njerëzve të pafajshëm, duke i qëlluar në pjesën e pasme të kokës, me duar të lidhura pas shpine. Gratë shtatzëna po vriten, spitalet po bombardohen”.

Joel Gunter i BBC-së në Kiev tha se ka prova në rritje se Rusia ka deportuar me forcë një numër të madh civilësh përtej kufirit që kur filloi agresionin në shkurt.

E ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha në një intervistë të publikuar të shtunën se më shumë se një milion njerëz janë evakuuar nga Ukraina në Rusi që nga fillimi i agresionit në shkurt.

Lavrov i tha agjencisë shtetërore të lajmeve kineze Xinhua se aty përfshihen rreth 120,000 të huaj, përveç qindra mijëra njerëzve nga rajonet separatiste të Ukrainës lindore të mbështetur nga Rusia – Donetsk dhe Luhansk.

Por zëvendëskryeministri i Ukrainës i tha BBC-së se Moska është përpjekur të “tregtojë” civilët ukrainas me të burgosur ushtarakë rusë – një veprim i ndaluar nga Konventa e Gjenevës.

Veç këtyre, Rusia konfirmoi të premten se ushtria e saj kishte kryer një sulm ajror në kryeqytetin e Ukrainës gjatë një vizite të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

Gazetarja Vira Hyrch u vra në sulm – i pari i këtij lloji në Kiev në gati dy javë – pasi ndërtesa e banimit ku ajo jetonte u godit nga një raketë.

Ndërkohë, tani kur janë bërë më shumë se dy muaj pas fillimit të agresionit, presidenti i SHBA-së, Joe Biden i ka kërkuar Kongresit, 33 miliardë dollarë në ndihmë ushtarake, ekonomike dhe humanitare për Ukrainën – një rritje e madhe e mbështetjes amerikane për Ukrainën.

Dhe Britania e Madhe tha gjithashtu se po vendoste rreth 8,000 trupa për stërvitje në të gjithë Evropën Lindore në një shfaqje të vendosmërisë së botës perëndimore kundër agresionit të vazhdueshëm të Rusisë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit