Arma e mbushur, e kalibrit 22, është gjetur në çantën e të voglit, i cili frekuentonte një shkollë fillore në Queens të New York-ut.
Episodi i pabesueshëm, i cili pasqyrohet në mediat amerikane, vetëm një ditë pas bërjes publik të planit kundër armëve të zjarrit, nga ana e presidentit Barack Obama, ka ndodhur në institutin Far Rockway, në Queens.
Shkolla u kontrollua nga agjentë për të verifikuar nëse ishin fshehur apo jo armë të tjera.
Nga një deklaratë paraprake, djaloshi ishte shoqëruar në shkollë nga e ëma, e cila në mesditë ishte kthyer ta merrte atë për ta çuar, – ka thënë gruaja për përgjegjësit e institutit – për një vizitë mjekësore.
Zbulimi i pistoletës është bërë, kur djaloshi është ri-shoqëruar për në shkollë. Menjëherë është dhënë alarmi dhe është thirrur policia, e cila për 45 minuta ka mbyllur institucionin.
Nuk është ende e qartë se në cilat rrethama është gjetur pistoleta.