2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

SHBA: 27 milionë njerëz janë viktima të trafikimit

Më të lexuarat

Departamenti amerikan i shtetit e ka publikuar mbrëmë vonë raportin “Trafikimi i Personave” për vitin 2012, në të cilin thuhet se Irani e ka njërën nga qeveritë më të këqija në botë në shqyrtimin e shqetësimeve të skllavërisë moderne.

Në raport, që i trajton nivelet globale të luftës kundër punës së detyruar, skllavërisë së fëmijëve dhe trafikimit seksual në gjithë botën, vlerësohet se 27 milionë njerëz, gra dhe fëmijë janë viktima të ndonjë forme të trafikimit të njerëzve.

Në mesin e shteteve të kategorisë 2, ku klasifikohen vendet që po bëjnë përpjekje të fuqishme për të bashkëpunuar me Aktin e Mbrojtes së Viktimave të Trafikimit të Shteteve të Bashkuara, gjenden edhe Kosova, Mali i Zi, Bosnja, Serbia, e të tjera.

Duke folur me rastin e publikimit të raportit, sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, pos tjerash, tha:

“Raporti i këtij viti na thotë se ne po bëjmë shumë progres. 29 vende kanë përparuar nga kategoria më e ulët në kategori më të lartë, që tregon se qeveritë e tyre po ndërmarrin hapa të drejtë. Kjo mund të nënkuptoj miratimin e ligjeve të fuqishme, ngritjen e hetimeve dhe dënimeve”, tha Hillary Clinton, mbrëmë vonë në Uashington./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit