4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Dimitrov: ‘ Maqedonia mund të quhet Dardania ose Iliria’

Më të lexuarat

Drejtori i Muzeut Kombëtar Historik në Sofje, Bozhidar Dimitrov, ka deklaruar se ka ide se çfarë emri të zgjedh Maqedonia.

Për agjencinë bullgare të lajmeve ‘Fokus’ ai ka thenë se: “Për dallim nga Greqia, Bullgaria nuk ka kundër që ata – mendohet për maqedonasit-  të marrin cilindo emër që duan nga trashëgimia jonë. Për shembull, Maqedonia mund të quhet Bullgari ose Bullgaria Jugperëndimore dhe ne nuk do të kishim asgjë kundër. Madje edhe do të duartrokisnim dhe nuk do të thoshim se duan trashëgiminë tonë”, ka thënë Dimitrov. “Mund të zgjedhin emër që mban ndonjë toponim të Mesjetës ose Antikës, mund të quhen Dardania ose Iliria ose çfarëdo emri tjetër dhe të hynë në BE  dhe NATO”, ka theksuar Dimitrov për Agjencinë e lajmeve ‘Fokus’./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit