Një 25 vjeçare amerikane ka goditur një të moshuar (83) mëngjesin e sotme në një prej stacioneve të autobusëve në Las Vegas të ShBA-së.
Sipas dëshmitarëve të rastit, 25 vjeçarja Cadesha Bishop është grindur me moshuarin pasi që ai ka kërkuar një vend për tu ulur, por vajza nuk e ka pranuar këtë.
Pas dy stacioneve i moshuari tentoi të zbriste nga autobusi por fjalosja vazhdonte ende ndërkohë ai u godit nga mbrapa dhe u rrezua në kalldrëm, pasagjerët i kanë dhënë ndihmë të parë por për gjithçka ishte vonë, ndërsa e reja u arrestua nga policia.
Ngjarja ndodhi në një prej stacioneve të autobusëve në Las Vegas.
Sipas mediave amerikane 25 vjeçarja Cadesha Bishop po akuzohet për vrasje.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: