-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

SHBA, 190 të arrestuar për pornografi fëmijësh

Më të lexuarat

Policia amerikane ka arrestuar 190 persona në një operacion të madh për pornografinë e fëmijëve.

Gjatë operacionit një mujor “Orion”, janë shpëtuar edhe 18 fëmijë të rrezikuar, bënë me dije zyrtarët.

Arrestimet janë bërë kryesisht në SHBA, por edhe në vende të tjera, përfshirë Spanjën, Argjentinën, Britaninë e Madhe dhe Filipinet.

Zyrtari përgjegjës tha se shumë nga rastet e kishin zanafillën në internet, teksa dikush nga fëmijët bisedonte me dikë që kishte hasur online.

“Le të jetë ky operacion një paralajmërim për të gjithë ata që mendojnë se ata mund të përdorin internetin për të shfrytëzuar fëmijët. Ne jemi në kërkimin tuaj, ne do t’ju gjejmë ju dhe ju do të ndiqen penalisht”, theksoi Drejtori i Emigracionit dhe Doganave (ICE), John Morton.

Në deklarataën e publikuar pas arrestimeve thuhet se operacioni “Orion” u fokusua në prodhimin, posedimin dhe shpërndarjen e pornografisë së fëmijëve në video dhe fotografi.

Mes të arrestuarëve përfshihet edhe një Babysiter 35-vjeçare në Luiziana, e dyshuar për detyrimin e një fëmije shtatë-vjeçar të bënte pornografi.

Një 28-vjeçar nga Michigani u gjet me më shumë se 1200 imazhe dhe 109 video të pornografisë së fëmijëve të mbajtura në kompjuter dhe pajisje të tjera.

Tetë persona të tjerë u arrestuan gjithashtu në Los Angeles, duke përfshirë njërin i cili u takua me një viktimë të supozuar në internet.

Ai u akuzua për joshjen e një të mituri për të kryer akte të turpshme, pasi agjentët e fshehur pretenduan se ishin një vajzë 12-vjeçare në internet, duke arritur të linin një takim me të në një qendër tregtare.TOP channel/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit