3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Sharp prezanton LED HDTV 90 inç, televizori më i madh që mund të blini

Më të lexuarat

Në CES që u mbajt këtë vit, Sharp lajmëroi për serinë e re të televizorëve të mëdhenj që pritet të dalin në treg. Pas 60, 70 dhe 80 inç që kishte lajmëruar më herët, dje kompania prezantoi modelin 90 inç Aquos LC-90LE745U, në një event në New York.

Televizori 90 inç është një LED 1080p me mundësi transmetimi 3D, refresh rate 120Hz, Wi-Fi të brendshëm dhe ka aplikacione të integruara si Netflix, Vudu, Hudu Plus, YouTube, Twitter dhe Facebook. Gjithashtu ka edhe “Aquos Advantage Live”, e cila gjendet në setet e tjera të Sharp të vitit 2012, gjë që tingëllon si një mjet për komandë në distancë dhe lejon një ekip teknikësh për të kontrolluar setin për çdo defekt që mund të paraqitet.

Peshon 63kg dhe është e trashë 12.7 cm. Pavarësisht përmasave dhe rezolucionit të madh që ka, Sharp thotë se televizori i tij do të shtojë vetëm 28 dollarë në faturën tuaj të energjisë elektrike, në një vit.

Më një ekran aq të madh, i cili është afërsisht 3 herë më i madh se një set 55 inç, LC-90LE745U krijon një standart të ri në fushën e televizorëve HD. Duke e parë nga një largësi 2.1m, nuk mund të shikohen linjat e rezolucionit. Të parit filma nga ajo distancë është njësoj si të shikosh filma në kinema, por vetëm me ngjyra më të ndezura dhe me grafikë më të mprehtë.

Sharp ka vendosur çmimin më të madh, duke qenë dhe televizori më i madh, me kosto 10999 dollarë. Në qoftë se keni një sasi aq të madhe parash dhe një sallon aq të madh, mund ta blini në Magnolia Audio Video, HHGregg ose PC Richard. / pc world al / kohaislame /

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit