6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Topi në Izrael, takohet me presidentin

Më të lexuarat

Presidenti Bamir Topi ndodhet në Jeruzalem, për të marrë pjesë në konferencën e katërt presidenciale “Përballja me të nesërmen”.

Topi u prit nga Presidenti i Izraelit, Shimon Perez, me te cilin bisedoi per marrëdhëniet e shkëlqyera dy vendeve, siç i cilësuan ata, si edhe shprehen vullnetin reciprok për t’i çuar përpara edhe në të ardhmen.

Në këtë drejtim kreu i shtetit vlerësoi si një moment të veçantë hapjen e ambasadës së Izraelit në Shqipëri. Presidenti përshkroi mundësitë e shumta dhe legjislacionin lehtësues tatimor që ofron Shqipëria, “tashmë një anëtare e NATO-s dhe në pritje të marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE”.

Nga ana e tij, Perez, vuri në dukje se Shqipëria është një vend mik dhe lidhjet tradicionale midis dy vendeve janë të vjetra dhe të konsoliduara.

Ai vlerësoi edhe mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë Izraelit me politikën e saj të jashtme dhe qëndrimet parimore që ka mbajtur në kuadër të organizatave ndërkombëtare./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit