3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shamia, zgjedhje personale apo ndikim i mjedisit? Justinian Topulli

Më të lexuarat

Shamia, zgjedhje personale apo ndikim i mjedisit?
Po a ka zgjedhje në botë, çfarëdo qoftë ajo, vendosje apo mos vendosje shamie, zgjedhje apo mos zgjedhje e një feje të caktuar, profesioni, veshjeje, sjelljeje, ushqimi, mode, etj. që të mos ndikohet nga mjedisi, qoftë ky familjar apo shoqëror?!
Pse, ato që zhvishen lakuriq apo ato që nuk mbulohen, ata që rruhen apo lëshojnë leshrat e kokës dhe të mjekrës, nuk u ndikuakan nga mjedisi?!
Mjedisi iu imponohet të gjithëve, me format e tij të buta ose të forta dhe prej ndikimit të tij nuk shpëton askush, edhe adhuruesi më i madh i lirisë personale dhe individualisti më kokëfortë që mund të ketë parë historia, sepse e tillë është natyra njerëzore.
Pretendimet se çdo gjë duhet të jetë zgjedhje tërësisht e lirë personale janë thjesht absurditete logjike, për më tepër janë idiotësi që përtypen pikërisht kështu pa mend, për shkak të ndikimit të mjedisit, që të shurdhon veshët gjithë kohën si papagall.
Pse nuk pyet dikush që pse visheni dhe nuk rrini lakuriq, siç mund ta bënte krejt normalisht një pyetje të tillë, një i ardhur nga fiset e xhunglave të Amazonës apo ishujt e Paqësorit, ku edhe gjethet për të mbuluar një për qind të trupit i duken tepër?!
Pse rrini lakuriq, do të ishte një tjetër pyetje pa kuptim për banorët e këtyre vendeve më sipër, që normë sociale kanë zhveshjen.
Të njëjtat pyetje pa sens, do të bëheshin jo vetëm në hapësira të ndryshme, por edhe në të njëjtin vend në kohë të ndryshme dhe përgjigjja do të ishte po e njëjtë, ndikimi i mjedisit.
Kështu që në një mjedis si ky i sotmi, që i afrohet gjithmonë e më shumë atyre të xhunglave në drejtim të (zh)veshjes, është shumë “anormale” të vendosësh shami mbi krye, e të zgjedhësh normat dhe vlerat fetare të familjes apo shoqërisë së besimtarëve dhe jo ato afetare “individuale” të shumicës së njerëzve.
Justinian Topulli
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit