26.6 C
Pristina
Monday, July 1, 2024

Shamia e kokës tani e lejuar dhe në ushtrinë turke: personeli femëror mund ta mbajë atë

Më të lexuarat

E përditshmja turke Sabah lajmëron se është hequr ndalimi i mbajtjes së shamisë së kokës nga personeli civil femëror që shërben në ushtrinë turke.

Sipas vendimit të botuar në fletoren zyrtare, femrat që punojnë në Forcat e Armatosura Turke, në Komandën e Përgjithshme të Xhandarmërisë dhe në Komandën e Rojes Bregdetare, do t’i përmbahen tani kodit të veshjes të institucioneve të tjera shtetërore, që i lejon ato ta mbajnë shaminë e kokës.

Ky është një tjetër hap i ndërmarrë gjatë qeverisjes së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), ndërsa në fillim të vitit 2011 qe hequr një ndalim i tillë i ngjashëm në universitete, pasuar nga heqja e ndalimit të mbajtjes së shamisë së kokës dy vite më pas, në 2013-n, në institucionet shtetërore dhe në parlament.

Vendimi i  fundit, veç lejimit të mbajtjes së shamisë së kokës nga personeli civil femëror në ushtrinë turke, lejon dhe personelin civil mashkullor të mbajë mjekër, si dhe të mos vërë kravatë gjatë muajve të verës.

30.000 është aktualisht numri i personelit civil që punon në ushtrinë turke. /tesheshi.com/    

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit