4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Shaban Tairi, ia dhuroi kopjet e para të librit të tij Reis Ulemasë

Më të lexuarat

SHABAN TAIRI, AUTORI I VEPRËS SË SAPOBOTUAR DYVËLLIMËSHE “SQARIME ME DOBI NGA HADITHET KUDSI” IA DHUROI KOPJET E PARA TË LIBRIT REIS ULEMASË

Sot, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema i BFI të RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, pranoi kopjet e para të librit të sapobotuar “Sqarime me dobi nga hadithet kudsi” të autorit, Hoxhë Shaban ef. Tairi nga Saraji i Shkupit. Efendi Tairi shprehu dëshirën e tij që kopjet e para të librit t’ia dhurojë udhëheqësit të të gjithë muslimanëve të vendit.

Kjo vepër është vepër autoriale dhe mjaft me vlerë. Hadithet kudsij janë shpallje dhe fjalë të Zotit të artikuluara nga Muhammedi a.s. dhe hoxha i nderuar i ka komentuar 205 hadithe të këtilla si dhe i ka shpjeguar ato para xhematit të vet. Kontributi i tij disavjeçar është kurorëzuar me botimin e kësaj vepre kapitale që do u shërbejë të gjithë muslimanëve të vendit. Libri ka dy vëllime të mëdha dhe është shkruar me një gjuhë të kuptueshme e të qartë. Autori ka përdorur si referencë veprat kapitale të imamëve të mëdhenj të botës islame përgjatë shekujve dhe i ka grupuar tematikisht.

Reis Ulemaja e përgëzoi autorin për këtë punë të madhe dhe shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për këtë vepër madhore duke iu lutur All-llahut Fuqiplotë t’i shtojë e t’i bekojë hoxhallarët e rinj plot elan e zell në shërbim të fesë së bukur të Zotit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit