1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Sfida e madhe e KMSH-së – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Mbrëmë dëgjova me vëmendje kryetarin gylenist të KMSH, në një intervistë tek OPINIONI i Fevziut, dhe kur ai e pyeti se cila është sfida më e madhe me të cilën përballet KMSH sot, ai i tha: Pronat. 🤦‍♂️

Kjo fjalë e vetme tregon mendësinë gyleniste se sa materialist janë këta njerëz në perceptimin e sfidave dhe në zgjidhjen e tyre.

Pronat dhe baza ekonomike sigurisht që janë sfidë e madhe për KMSH-në, por financa e dobët është pasojë dhe financa e fortë është mjet për të përballuar sfida më të mëdha, që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe kultivimin e identitetit islam tek ky popull.

Paratë aty janë dhe mund të gjenden, nëse ka besueshmëri, ka përpjekje të sinqerta, ka transparencë, ka gjithëpërfshirje, ka legjitimitet. Në momentin që besimtarët ndjejnë se KMSH është e tyre dhe jo e një minorancë hermetike që nuk i përfaqëson, edhe sfida financiare është shumë më e lehtë dhe e zgjidhshme.

Mos na thoni se besueshmërinë ua kemi minuar ne që flasim kundër uzurpimit të KMSH dhe demaskojmë ilegjitimitetin e drejtuesve të saj sektar, ndërkohë që ajo edhe para këtyre reagimeve nuk e ka pasur këtë besueshmëri dhe as nuk ka bërë kurrë përpjekje serioze të sinqerta për ta arritur këtë besueshmëri, sepse besueshmëria nis pikërisht tek legjitimiteti, gjithëpërfshirja dhe përfaqësimi dinjitar.

Por kryetari gylenist realisht ka një të drejtë, sepse me fjalët që ai tha në fakt nuk tregoi sfidën më të madhe, por atë që mendon, ndoshta, shumica e punonjësve të këtij institucioni dhe kjo tregon se një tjetër sfidë më e madhe sesa ajo financiare ekonomike ka kapluar njerëzit që administrojnë këtë institucion, nga qendra në bazë, duke i parë punët e fesë si profesion dhe jo si mision.

Sigurisht që në këtë botë ku gjendemi pa pasur të holla është e vështirë të jetosh, dhe të jesh i pasur (nëse shpëton nga sprova e pasurisë) është shumë më mirë dhe e dobishme sesa të jesh i varfër, por pasuria duhet perceptuar si mjet dhe jo si qëllim në vetvete dhe as si objektivi final.

Paratë nuk na duhen për të pasur xhami gjithnjë e më të bukura, por më funksionale dhe më aktive dhe energjike në përçimin e fjalës së Zotit.
Paratë nuk na duhen për të bërë më shumë iftare dhe shijuar menu më të mira, por për të mbështetur më shumë thirrësit dhe hoxhallarët nevojtarë.
Paratë na duhen për t’i shpenzuar ato në mënyrë më inteligjente, për të ngritur institucione dhe edukuar brezin e ri me fe dhe moral islam dhe jo vetëm për të zgjidhur hallet e fukarenjve.

Kush kërkon lartësimin e fesë në mesin e njerëzve sheh si sfida dhe objektiva pikërisht ato më të lartat, ato që shpesh duken më të vështirat. Ndërsa kush kërkon rehatinë e kësaj bote, sfida e tij e vetme janë paratë.

Kush e koncepton Islamin se lumturinë e kësaj bote e ofron përmes synimit të komoditetit material dhe rehatisë financiare, njëlloj sikur njerëzit të jetonin në Xhenet, ai s’ka kuptuar thelbin doktrinal dhe historik të lartësimit të tij, madje nuk ka kuptuar as të vërtetën dhe realitetin e kësaj bote. Dhe këtë të vërtetë ne nuk mund t’ia fshehim askujt, cilido qoftë ai, aq më tepër popullit tonë.

Islami është mëshirë për mbarë njerëzimin ndaj dhe ai triumfon edhe ndaj armiqve të tij përmes publikes, qartësisë, sinqeritetit, vërtetësisë dhe jo përmes kamuflimit, intrigës, konspiracionit dhe fshehtësisë masonike nën rrogoz.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit