-2.1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Sexhdeja e Valon Berishës pas golit e cila u censurua nga mediat (Foto)

Më të lexuarat

Kosova dje ka pësuar humbje, kështu duke e mbyllur serinë prej 15 ndeshje pa humbje në Angl.

Anglezët që ishin favorit qysh para ndeshjes, arritën të shënonin fitore me rezultat 5:3.

Valon Berisha ishte ai që kaloi Kosovën në epërsi qysh në minutën e parë në ndeshje, epërsi e cila nuk zgjati shumë. Anglezët barazuan në minutën e 8 të ndeshjes me anë të Stërling. Ndërkaq epërsinë e parë anglezëve ia siguroi Harry Kane. Mirëpo kjo nuk ishte e tëra nga anglezët në pjesën e parë, të cilët arritën të shënonin edhe 3 gola tjera.

Vojvoda shënoi autogol ndërsa për rezultatin e pjesës së parë u përkujdes Sancho i cili shënoi dy gola të shpejtë në fundin e saj.

Rezultati pas pjesës së parë ishte 5:1 në të mirë të vendasve.

Ndërkaq me fillimin e pjesës së dytë, Kosova arriti të shënoj dy gola të shpejtë.

Sërish ishte Valon Berisha ai i cili shënoi golin e dytë personal të tij dhe të dytin për Kosovën, pas golit ylli i kombëtares së Kosovës, Valon Berisha shkoi ne sixhade por veprimi i tij u censurua nga kamerat në stadium, ishin vetëm disa fotograf që e kapën këtë moment kur ai shprehi falënderim ndaj Zotit për golin e arritur.

 

Ndërsa 6 minuta më vonë, Vedat Muriqi shënoi nga pika e bardhë për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 5:3.

Kujtojmë që Aro Muric u tregua fantastik duke arritur ta ndalë goditjen nga penalltia të Harry Kane në minutën e 65.

Me këtë fitore Anglia mbetet në kreun e tabelës me 12 pikë, ndërsa Kosova zbret në pozitën e tretë pas fitores së Republikës së Çekis ndaj Malit të Zi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit