-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Sërish shtyhet afati i arrestit të Shejh Salah

Më të lexuarat

“Kjo aktakuzë e cila ka synime politike, shkel të drejtat personale të Shejh Salah, i cili është një prijës publik në fushën e fesë dhe politikës”, tha Zabarka

HAIFA (AA) – Gjykata izraelite ka dhënë vendimin për shtyrjen e afatit të arrestit për Shejh Raed Salah, liderin e Lëvizjes Islame të Palestinës 1948, deri në seancën e ardhshme më 6 shtator, raporton Aandolu Agency (AA).

Lajmi për AA është bërë i ditur nga Halid Zabarka, një nga avokatët e Shejh Salah. “Në seancën që u mbajt sot në Gjykatën Themelore në Haifa, pas kërkesës së prokurorisë, afati i arrestit të Salah u shty deri në seancën e ardhshme më 6 shtator”, njoftoi Zabarka.

Sipas Zbarka, shtyrja e afatit të arrestit në bazë të aktakuzës së përgatitur nga prokuroria izraelite është “shkelje e të drejtave personale”. “Kjo aktakuzë e cila ka synime politike, shkel të drejtat personale të Shejh Salah, i cili është një prijës publik në fushën e fesë dhe politikës”, tha Zabarka.

Ai njoftoi se nga gjykata kanë kërkuar lirimin e klientit të tyre. “Afati i arrestit u shty deri në seancën e ardhshme më 6 shtator. Kjo do të thotë se në seancën që do të mbahet muajin e ardhshëm, Shejh Salah ose do të lirohet, ose do të burgoset”, shtoi ai.

Ndryshe, Shejh Salah u arrestua më 15 gusht dhe u nxor në gjykata për herë të parë pas arrestimit të enjten e kaluar, ku po ashtu u vendos që Shejh Salah të mbahet në arrest dhe që seanca të mbahet më 28 gusht, ditë e hënë.

Lideri i Lëvizjes Islame të Palestinës 1948 u arrestua pas bastisjes në shtëpinë e tij në Ummul Fehm mëngjesin e 15 gushtit. Policia izraelite deklaroi se Salah është arrestuar për “provokim dhe mbështetje të aktiviteteve të një shoqate ilegale”.

Qeveria izraelite në nëntor të vitit 2015 shpalli si “organizatë terroriste” dhe ndaloi Lëvizjen Islame të Palestinës 1948, për aktivitetet kundër okupimit në Xhaminë Aksa dhe Jerusalemin Lindor.

Shejh Salah disa herë më parë është burgosur, ndërsa së fundmi u lirua më 17 janar, pasi qëndroi në burg për nëntë muaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit