11.2 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Serbia, proteston mbi atë që tha Erdogan për Kosovën

Më të lexuarat

Në adresimin e tij për pjesëmarrësit e Samitit 13 të Organizatës së për Bashkëpunim Islamik, i cili para dhjetë ditësh u mbajt në Stamboll, kryetari turk, Rexhep Taip Erdogan, tha se ata duhet të përshpejtojnë hapat diplomatikë dhe të njohin pavarësinë e Kosovës.
“Në mesin e 56 vendeve islamike, janë edhe disa që nuk e kanë njohur Kosovën dhe për këtë jemi shumë të shqetësuar”, citon “Politika” e Beogradit të ketë thënë kryetari turk.

Kjo deklaratë e Erdoganit nuk ka mbetur pa reagime në Beograd. MPJ e Serbisë pas kësaj deklarate e kishte ftuar ambasadorin e Turqisë në Beograd, Mehmet Kemal Bozai, dhe atij i ishte shprehur protesta gojore lidhur me këtë deklaratë të Erdoganit.

Ambasadori turk me këtë rast kishte thënë se Erdogan është dashur ta përmendë Kosovën, pasi Turqia e merr kryesimin e OBI-së dhe pasi ai nuk është i kënaqur me njohjet që vende të OBI-t i kanë bërë Kosovës.
Gazeta e Beogradit, duke shkruar për këtë, thotë se kërkesa e Turqisë nuk është pritur mirë nga Egjipti e Siria, duke harruar ose injoruar se Egjipti ka njohur pavarësinë e Kosovës më 26 qershor 2013.

Serbia, në anën tjerët lavdërohet me qëndrimin e Indonezisë, si vend mysliman, me numrin më të madh të banorëve kundër kërkesës së Erdoganit për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Për shkak të mosnjohjes së Kosovës, citon Koha.net shkrimin e kësaj gazete,Turqia nuk ka marrëdhënie të mira me shumë vende anëtare të OBI-t, e as me Indonezinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit