0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Serbia nuk mund të heqë dorë shpejt nga gazi rus, thotë Rama

Më të lexuarat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se Serbia nuk mund të heqë dorë në mënyrë të shpejtë nga varësia e saj ndaj gazit rus.

Deklaratën Rama e dha për gazetën holandaze “De Volkskrant”, ku u pyet se çfarë duhet të bëjë Bashkimi Evropian me Serbinë, pasi kjo e fundit nënshkroi kontratë hidrokarburesh me Rusinë.

“Kini shumë kujdes dhe mos pyesni verbërisht se çfarë nuk mund të japë Serbia. Serbia nuk mund të heqë qafe shpejt varësinë e saj kryesisht nga gazi rus, por votoi kundër pushtimit të Rusisë tre herë në Kombet e Bashkuara. Kjo është unike dhe e re, askush nuk e priste këtë. Por Ballkani mbetet një zinxhir i pambrojtur”, theksoi kreu i qeverisë.

Sipas Ramës, lufta në Ukrainë mund të prishë lehtësisht stabilitetin dhe madje të çojë në konflikt të hapur. /Euronews Albania/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit