2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Serbia kërkon ta lexojë fusnotën në takime!

Më të lexuarat

Në platformën që është duke e përgatitur qeveria e re e Serbisë, do të jetë edhe versioni serb për interpretimin e marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në takimet rajonale.

Sipas mediave serbe, Serbia është gatshme të mos lëshojë takimet, nëse para tabelës së përfaqësuesve të Prishtinës shkruhet ky tekst pranë fusnotës: “Pa prejudikim të vendimit të statusit, në bazë të Rezolutës 1255 dhe vendimit këshillëdhënës të GJND-së”. Por, Serbia do të insistojë po ashtu që përfaqësuesit serbë në hapje të takimit ta lexojnë tërë tekstin e fusnotës, dhe që në të gjitha dokumentet Kosova të jetë e shënjuar me asterisk.

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Nebojsa Stefanovic, ka paralajmëruar platformën serbe do të formulojnë limitet në të cilat bashkëbiseduesit mund të negociojnë.

“Parlamenti është vendi i duhur ku ne kemi nevojë për të formësuar mënyrën se si ne në dialog do të përfaqësohen interesat e Serbisë, natyrisht duke respektuar Kushtetutën dhe rezolutat 1244”, ka thënë ai për “Novosti”.

Shefi i mëparshëm i ekipit negociator serb, Borislav Stefanovic, thotë se me Edita Tahirin dhe Robert Cooperin është marrë veshë që tërë fusnota të shkruhet në tabelë, mirëpo ai “do të mbështesë qeverinë nëse vendosë që në këtë pikë të mos këmbëngulet”.

Me këtë zgjidhje të cekur më lartë pajtohet edhe politikani serb nga Kosova, Oliver Ivanovic, i cili mendohet të jetë pjesë e ekipit negociator të Tomislav Nikolicit. Ai thotë se të gjitha marrëveshjet e arritura me Prishtinën duhet të definohen deri në detajet më të imëta, “që mos të ndodhë që secila palë ta interpretojë marrëveshjen ashtu si i përshtatet”.

“Prandaj, është thelbësore që të miratojmë sa më shpejt një platformë të qartë dhe të saktë për vazhdimin e negociatave dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, sepse pa këtë nuk ka përparim të Serbisë në rrugën e saj evropiane”, ka thënë Ivanovic. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit