20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kryeministri turk rifillon turnetë jasht shtetit

Më të lexuarat

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan i cili kishte pothuajse 1 muaj që i kishte ndërprerë udhëtimet jashtë shtetit, mësohet se do t’i rifillojë ato së shpejti.

Gjatë muajit shtatori ai do të të vizitojë 4 shtete.

Fillimisht në datën 11 shtator ai do të shkojë në kryeqytetin Baku të Azerbajxhanit për të marrë pjesë në Mbledhjen e Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Strategjik që do të zhvillohet midis Turqisë dhe Azerbajxhanit.

Më pas do të shkojë në kryeqytetin Kiev të Ukrainës ku do të marrë pjesë në Mbledhjen e Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Strategjik, Turqi-Ukrainë organizuar midis qeverive të të dy vendeve dhe që andej ai do të kalojë në qytetin Jalta të këtij vendi.

Stacioni i tretë i turneut të Kryeministrit Erdoan do të jetë Sarajeva, kryeqyteti i Bosnjë Hercegovinës.

Me rastin e 550-vjetorit të themelimit të Sarajevës, Kryeministrit Erdoan do të marrë edhe një çmim.

Së fundmi Kryeministri turk pritet të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të marrë pjesë në mbledhjen e Kombeve të Bashkuara që do të organizohet në Nju Jork./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit