13.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Serbia i ka shitur Ukrainës pajisje ushtarake?! Kështu përgjigjet Vuçiç…

Më të lexuarat

Reagimi i presidentit serb pas publikimit të sekreteve amerikane

Serbia nuk i ka shitur kurrë armë apo municione as Ukrainës dhe as Rusisë, sqaroi presidenti serb Aleksandar Vuçiç, duke shtuar se materiali ushtarak serb mund të ketë arritur në fushën e betejës nëpërmjet vendeve të treta.

Deklaratat e Vuçiçit janë bërë pas rastit të publikimit të një dokumenti sekret të zbuluar nga Pentagoni amerikan, i cili e rendit Serbinë në mesin e vendeve që ose kanë dhënë pëlqimin për dërgimin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë ose tashmë e kanë bërë këtë.

“Serbia nuk ka dhe nuk do të eksportojë armë në Ukrainë,” u tha presidenti Vuçiç gazetarëve, duke theksuar se e njëjta gjë vlen edhe për Rusinë, aleatin tradicional të vendit të tij. “Nuk ka asnjë dokument që e vërteton këtë”, shtoi ai.

Dokumenti i marrë nga Reuters, një përmbledhje e përgjigjeve të qeverive evropiane ndaj kërkesave të Ukrainës për trajnime ushtarake dhe armë ose municione, ishte midis dhjetëra dokumenteve të klasifikuara të publikuara në internet javët e fundit, më seriozi në vite si rrjedhje e informacionit të klasifikuar të qeverisë amerikane.

Megjithatë, Reuters theksoi se nuk është në gjendje të konfirmojë vërtetësinë e dokumenteve.

Serbia “trashëgoi” shumicën e industrive ushtarake të ish-Jugosllavisë dhe ka fituar miliarda dollarë nga eksportet e armëve. Presidenti Vuçiç tha se vendi i tij do të vazhdojë të investojë në industrinë e tij të mbrojtjes.

Presidenti serb vuri në dukje se ishte “pothuajse i sigurt” se municionet serbe do të shfaqeshin “në njërën anë ose tjetrën në fushën e betejës” në Ukrainë, pasi më parë ishin eksportuar në Turqi, Spanjë dhe Republikën Çeke.

“Ata panë një predhë (në Ukrainë), një plumb. Edhe çfarë; Ku tjetër do të shfaqeshin? Ka disa zona lufte në mbarë botën”, tha Vuçiç. “Municionet përdoren në luftëra për të vrarë njerëz”, shtoi ai. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit