4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Serbia dënon imamin që vendosi flamurin shqiptar në xhaminë e Preshevës

Më të lexuarat

Në minaren e xhamisë së fshatit Geraj, më 28 nëntor 2014 është ngritur flamuri shqiptar. Imami i xhamisë, Nexhat Jashari, ka marrë një letër nga gjykata në Preshevë. Gjoba është rreth 300 euro për shkelje të ligjit, pasi akuzohet për “përdorim të simboleve të palejuara”. Hoxha i fshatit Geraj, për shkak të moshës, nuk mund të ngjitet sipër në minare.

“Ne nuk mund ta ruajmë 24 orë xhaminë se kush hyn e kush del. Natën ka hyrë dikush, por s’e dimë se kush ka qenë. Jemi duke u konsultuar mes nesh se kush mundet të ketë qenë, por ende nuk dimë asgjë”, tha imami.

Pas kësaj ngjarjeje, xhamia konsiderohet se ka kryer “vepër të jashtëligjshme” dhe se gjoba është e pakthyeshme.

Problemi i simboleve në Luginë të Preshevës është i vjetër, pasi ndalohet me ligj përdorimi i çdo simboli që nuk është i shtetit serb e që i përket një tjetër shteti.

“Ka një varg dënimesh të shprehura në të holla, për institucione të ndryshme, duke filluar nga Komuna, madje edhe nga unë si kryetar”, thotë Ragmi Mustafa, kryetar i Preshevës, për Top Channel.

Imam Jashari thotë se herën e fundit e kanë mbyllur xhaminë, por ajo është thyer dhe flamuri është vënë. Ai kërkon nga politika zgjidhje, në mënyrë që të mos ketë më autoritete në adresën e tij.

Edhe pse thotë se është i pafajshëm, hoxha do ta paguajë gjobën, por lutet që të mos ketë më probleme për valëvitje flamujsh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit