-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Serbi, të shtëna me armë në një shkollë fillore në Beograd

Më të lexuarat

Sot në Beograd është arrestuar një nxënës i klasës së shtatë, i cili sipas dyshimeve, nga pistoleta e babait të tij ka shkrepur disa plumba në drejtim të nxënësve dhe stafit të sigurimit të shkollës

Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi se është arrestuar një i mitur, i cili sipas dyshimeve ka shkrepur disa plumba në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në lagjen Vraçar të kryeqytetit të Serbisë, Beograd, transmeton Anadolu.

Në njoftimin për media thuhet se pjesëtarët e MPB-së në Beograd janë njoftuar se në orën 08:40 në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar ka pasur të shtëna me armë zjarri.

“Policia ka dërguar të gjitha patrullat në dispozicion, ka dalë menjëherë në terren dhe ka arrestuar të miturin e dyshuar, nxënës i klasës së shtatë, i cili siç dyshohet ka qëlluar disa herë nga arma e babait të tij në drejtim të nxënësve dhe stafit të sigurimit të shkollës”, thuhet në deklaratë.

MPB-ja bën me dije se trajtimi i të plagosurve është në vazhdim e sipër si dhe hetimet e policisë për zbardhjen e të gjitha fakteve dhe rrethanave lidhur me këtë ngjarje.

Mediat serbe kanë bërë të ditur se disa persona janë lënduar ndërsa disa prej tyre janë në gjendje të rëndë. Ata deklarojnë gjithashtu se nga të shtënat ka mbetur i vrarë një roje sigurie dhe se janë plagosur disa nxënës dhe një mësuese.

Në vendngjarje ndodhen një numër i madh i ekipeve të emergjencës dhe policëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit