1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Serbët që kalojnë në Merdarë mirëpresin zbatimin e marrëveshjes për dokumente Kosovë-Serbi

Më të lexuarat

Zbatimin e marrëveshjes për dokumentet e udhëtimit e kanë mirëpritur edhe qytetarët serbë të cilët kaluan sonte nëpër pikën kufitare në Merdarë.

Qytetari Milan Joksimoviq thotë se marrëveshja për dokumentet është e mirë për qarkullimin e lirë të njerëzve.

“Mendoj se është e mirë. Populli të qarkullojë i lirë, çfarë tjetër”, thotë ai.

Edhe qytetari tjetër që erdhi nga Serbia Dejan Niçiq theksoi se sjellja e policëve zyrtarë ishte e shkëlqyeshme nga pala kosovare.

“Gjithçka është mirë, nuk kam çka të them tjetër… Gjithçka është në rregull, super.. Është mirë për të gjithë ne të lëvizim normalisht. Nuk kam tjetër çfarë të shtoj”, thotë ai.

Në pikën kufitare në Merdare, në mesnatë nisi zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për dokumentet e udhëtimit hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.

Ushtruesi i komandantit të stacionit policor në Podujevë, togeri Fehat Gashi ka thënë për KosovaPress se marrëveshja për dokumentet është duke u zbatuar 100 për qind.

Sipas tij palas serbe dhe ajo kosovare nuk kanë lëshuar dokumente shtesë të udhëtimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit