1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Serbët paralajmërojnë se nga e premtja do të organizohet bllokadë e të gjitha pikave kufitare

Më të lexuarat

Kryetari i të ashtuquajturit Asociacioni i Qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviq, ka njoftuar nga e premtja, më 6 shtator, do të organizohet bllokadë e të gjitha vendkalimeve në Kosovë.

Sipas mediave në gjuhën serbe, Rojeviq ka thënë se bllokada do të organizohet nga “shoqatat vendase të qytetarëve nga Kosova”.

“Bllokada do të fillojë të premten dhe do të zgjasë derisa forcat policore të Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës dhe t’u kthehen serbëve institucionet e uzurpuara. Ne gjithashtu kërkojmë që KFOR-i, në përputhje me mandatin e Rezolutës 1244, të marrë kontrollin e veriut të Kosovës”, citohet të ketë thënë Rojeviq.

Sipas tij, “bllokadat do të zgjasin derisa të plotësohen të gjitha kërkesat e qytetarëve”.

Ai shtoi se do të sigurohet transport për të gjithë pjesëmarrësit e interesuar nga Beogradi, Novi Sadi, Smedereva, Kragujevci, Nishi, Krushevci, Vranja, Rashka dhe se automjetet spitalore do të lejohen të kalojnë gjatë bllokadës së kalimit.

Siç është paralajmëruar më tej, do të bllokohen kalimet në Bërnjak, Jarinjë, Merdarë, Konçul dhe Kullë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit