-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Serbët në veri mohojnë kryetarët, por s’refuzojnë shërbimet komunale

Më të lexuarat

Kryetari i Mitrovicës së Veriut posa e mori mandatin, nuk pati probleme me protestuesit sikur u ndodhi kryetarëve në tri komuna të tjera.

Pos kësaj, ani pse fillimisht u kundërshtua e u quajt i paligjshëm, kërkesa për të kryer shërbime administrative po i vijnë edhe nga komuniteti serb.

Këtë e pohon vet kryetari i Komunës, Erden Atiq.

Ai thotë se vetëm shërbimet kadastrale nuk po kryhen nga kjo komunë.

“Shërbimet tjera janë duke u ofruar pa problem, ka kërkesa prej të gjitha nacionaliteteve dhe jemi në procedura për shpallje të konkurseve me i plotësu ato vende që kanë mbetur të zbrazura”, ka deklaruar Atiq.

E dhjetëra qytetarë serb nga fshatra të ndryshme mesa duket po vin edhe në Cabër për t’i kryer shërbimet që kanë nevojë.

Të paktën kështu thotë kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

“Kryesisht janë të komunitetit serb për shkak të shumicës këtu që kërkojnë në baza diitore shërbime dhe i marrin ato shërbime pa asnjë problem. Është zyra për pasaporta e letërnjoftime edhe sot gjatë ditës kishte kërkesa. Saktë nuk e di se nuk i kam numëru meqë nuk jam atje por diku mundem me të thanë që dhjetëra kanë qenë”, ka deklaruar Zeqiri.

E në derë të zyrës civile ku qëndron kryetari i Zveçanit në Lipë të kësaj komune po ashtu shkruan se po ofrohen disa shërbime, por për to nuk pati vullnet që të flitet gjatë ditës.

“Pavarësisht që i pranishëm në zyrë është Kryetari i Komunës së Zveçanit z.Ilir Peci bashkë me zëdhënësja e kësaj komune e pavarësisht kësaj të njëjtit nuk kanë pasur gatishmëri të flasin para kamere”, ka thënë ai.

Por, ka qytetar të kësaj zone që e pohojnë se shërbimet po shkojnë në rregull.

“Po një certifikatë pa problem brenda dy minutave është kryer shërbimi mirë është stafi është i mirë. Këtu po vinë edhe serbët të marrin shërbime”, ka deklaruar Ismet Uka – qytetar në këtë komunë.

Në ndërkohë, gjatë të enjtes situata në objektet kryesore të komunave veriore ka qenë e qetë me protestues që kishin zënë vendet në tendat e tyre edhe gjatë kësaj dite.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit