1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Serbët frymëzuan krimet e Breivikut

Më të lexuarat

Gjykimi i vrasësit masiv norvegjez, Anders Breivik, ka vazhduar sot me pyetjet e prokurorëve. Breivik ka folur për kontaktet e tij me nacionalistët militantë, ndërkohë që prokuroria u përpoq të dëshmojë nëse vërtet ekziston organizata djathtiste “Kalorësit Tempullarë”.

Breivik, i cili në sulmin e tij të përgjakshëm të 22 korrikut të vitit të kaluar vrau 77 njerëz, dha përgjigje të shkurtra, ndërsa në një moment u ndje i ofenduar nga prokurorja, nga e cila kërkoi të mos “tallet”. Gjykatësi e ka paralajmëruar se ka të drejtë të mbetet i heshtur, por edhe se mungesa e përgjigjeve mund të përdoret kundër tij.

“Çdokush mund të bëjë atë çfarë kam bërë unë”, u tha Breivik të mbledhurve në sallën e gjyqit. “Jo gjithkush është i lindur me aftësi të tilla, por secili mund t’i zhvillojë ato”.

Breivik i tha se prokurorisë se në vitin 2001 ka shkuar për një vizitë në Liberi, ku u takua me nacionalistin serb i cili ishte një nga themeluesit e organizatës djathtiste, “Kalorësit Tempullarë”. Ai ka shtuar se ka udhëtuar për takime të grupit në Londër, por nuk ka dashur të flas për temat e diskutimit.

Në Angli thotë se e ka takuar mentorin tjetër, të cilin e ka cilësuar si “Richard zemërluan”, por nuk ka dashur ta përmend emrin e vërtet të tij. Prokurorisë i ka thënë se emri i tij i koduar në takime ishte Sigurd, sipas mbretit norvegjez të shekullit XII.

Prokurorja Svein Holden edhe një herë i tha se qëllimi i hulumtimit të saj është të provojë nëse ekzistojnë vërtet “Kalorësit Tempullarë”, pas së cilës Breivik reagoi dhe i tha që të kapet për fakte e të mos tallet.

Holden gjyqit ia paraqiti manifestin e Breivikut me 1.500 faqe, ku ai i ka përshkruar kontaktet me “konservatorët kulturorë serbë”. Në manifest Breivik thotë se serbët kanë bërë hetime shtesë për të qenë të bindur se ai është ideal për organizatën e tyre. Sipas pohimeve të tij, grupi ka synuar të mbledhë qindra ekstremistë në Evropë, për t’i trajnuar për qëllimet e tyre.

Në manifestin e tij, pjesë të të cilit janë botuar vitin e kaluar, Breivik flet edhe për shqiptarët, të cilët i cilëson si njerëz të pamëshirshëm dhe të vendosur. Sipas tij, shqiptarët drejtojnë botën e nëndheshme në Evropë. Ekstremisti i renditë shqiptarët, e në veçanti kosovarët, si pjesë të xhihadit islamik global, që ka si lajtmotiv islamizimin e popujve të Evropës.

“Në planet e dëbimit të pastrimit të Evropës nga islamikët, trojet shqiptare do të jenë një zonë e rëndësishme transiti për një numër të madh të të larguarve”, ka shkruar ai.

Në manifestin e tij ai ka shkruar se është takuar me një serb më 2002, në Monrovia të Liberisë. Sipas mediave norvegjeze, ai mund të jetë Milorad Ulemek Legija, ish komandat i njësitit famëkeq paramilitar serb, të njohur si Beretat e Kuqe. Se Legija mund të jetë serbi “i Monrovias”, këtë informatë e ka dhënë televizioni NRK1, e pastaj edhe ditorja “Dagbladet”.

Edhe në seancat e mëparshme Breivik nuk ka dhënë detaje tjera, pos që ka shtuar se “mentori i tij ishte hero lufte”.

Avokati i Ulemekut, Aleksandar Zorica, ka thënë për NRK se Legija nuk është takuar kurrë me Breivikun.

“Kur Ulemeku për herë të parë e ka dëgjuar këtë rrëfim, ka qeshur”, demanton këtë takim, për të shtuar se nuk ka dëgjuar kurrë as për organizatën “Kalorësit Tempullarë”.

Ditorja britanike “Guardian” shkruan sot se Breiviku ka thënë se sulmet e verës së kaluar në Norvegji ishin të frymëzuara nga “nacionalistët serb”.

Gjatë prezantimit të provave, ai është pyetur për filozofinë prapa fushatës së tij vrastare, si dhe të rrjetit të “”Kalorësve Tempullarë” dhe anti-islamikëve.

“Sa për identitetin (e “Kalorësve Tempullarë”), esenca ishte te tentimi që të distancohet nga nacionalsocializmi. Që ekstremi i djathtë të mbijetojë në Evropë, duhet distancomi nga ideologjia e shkollës së vjetër. Është dashur identiteti i ri”, ka thënë Breivik.

Sipas tij, identiteti “pjesërisht është importuar nga Serbia”.

“Serbët, të cilët luftuan dhe vdiqën gjatë bombardimeve të NATO-s në Kosovë në vitin 1999, kishin mentalitet të kryqëzatës që unë e doja”, shpjegon ai./koha/kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit