0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Serbët “fajësojnë” Izraelin për sulmet e NATO-s mbi ta: pankarta antisemite

Më të lexuarat

Autoritetet e Serbisë e kanë dënuar paraqitjen e pankartave antisemitike në rrugët e Beogradit, që shënonin 14 vjetorin e bombardimeve të NATO-s për t’i ndalur forcat e Serbisë në Kosovë.
“Ata që e çnderojnë Serbinë me këto pankarta antisemitike do të kapen dhe dërgohen para drejtësisë”, u ka thënë gazetarëve, zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic.

Duket se pankartat sugjerojnë se Izraeli kishte dorë në bombardimet e NATO-s, në pranverë të vitit 1999. Në to paraqitej harta e Serbisë dhe fotografitë e ndërtesave të shkatërruara nga bombardimet, ndërsa një aeroplan me Yllin e Davidit – simbol i Judaizmit – shihej duke fluturuar sipër tyre, i gatshëm për të hedhur bombë.

Në pankarta përfshihej edhe mesazhi “14 vjet pas bombardimeve, terrori i tyre vazhdon”, i nënshkruar nga organizata ultranacionaliste serbe, “Gjaku dhe Nderi”, raporton AFP, duke u mbështetur në fotografitë e paraqitura në shtypin lokal.

Ambasada e Izraelit në Beograd, po ashtu i ka dënuar këto pankarta, duke thënë se është e “vetëdijshme se ky incident nuk reflekton qasjen e shoqërisë serbe, e cila i ka respektuar shtetasit hebrenj nëpër histori”, transmeton REL.

Bombardimet e NATO-s kundër caqeve ushtarake dhe policore serbe në Serbi dhe Kosovë, që filluan më 24 Mars të vitit 1999 dhe zgjatën 78 ditë, kishin për qëllim largimin e forcave serbe nga Kosova, që ushtronin shtypje ndaj lëvizjes për pavarësi të shumicës shqiptare. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit