3.4 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Serbët e veriut prodhojnë Bitcoin në komunat e tyre, Qeveria e Kosovës vazhdon tua paguaj rrymën

Më të lexuarat

Komisioni parlamentar për Ekonomi ka marrë vendim sot që edhe për 6 muajt e ardhshëm, KOSTT t’i mbulojë shpenzimet e energjisë elektrike në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

Kjo pritet t’u shkojë për shtati më së shumti personave që merren me kryptovaluta.

KALLXO merr vesh se ekzistojnë me qindra e mijëra pajisje të tilla që prodhojnë valuta digjitale të vendosura në 4 komunat veriore të Kosovës. Këto pajisje shpenzojnë shumë energji.

Tash e disa kohë, rrymën e shpenzuar në veri të vendit e paguajnë institucionet shtetërore të Kosovës.

Tashmë në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan është shtrirë një rrjet i tërë i pajisjeve të tilla.

Mediumi ka siguruar video të pajisjeve të shumta të vendosura në një hapësirë.

Siç mësohet banorët të këtyre 4 komunave kanë filluar t’i lëshojnë me qira pronat e tyre për ata që merren me prodhimin e valutave digjitale.

Sot është marrë vendimi për 11 milionë euro para që pritet t’i shkojnë KOSTT për mbulimin e shpenzimeve të energjisë elektrike në komunat veriore.

Në shkurt të këtij viti, kryeprokurori i Mitrovicës, Ismet Ujkani kishte deklaruar se janë duke hetuar shpenzimin e madh të rrymës që po bëhet për prodhimin e monedhës virtuale bitcoin në Mitrovicën Veriore.

Ujkani kishte deklaruar se kanë informacione se po bëhet një shpenzim i madh i rrymës në këtë pjesë për të prodhuar monedha virtuale dhe se janë në proces të identifikimit të personave që dyshohet se po merren me këtë veprimtari.

“Ka informacione se po bëhet shpenzim i madh i rrymës në veri për Bitcoin, kemi kontaktuar me policinë dhe janë në identifikim e sipër personat që po merren me këtë veprimtari”, kishte deklaruar Ujkani.

Mirëpo deri më tani nuk ka pasur asnjë aksion nga ana e Prokurorisë në lidhje me shfrytëzimin e energjisë elektrike për këtë aktivitet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit