0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Serbët e hartojnë statutin e Asociacionit

Më të lexuarat

Ka kaluar gati një vit prej se është nënshkruar Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe (AKS), porse ky Asociacion ende nuk është funksionalizuar.
Megjithatë, zyrtarët qeveritarë thonë se shumë shpejt do të formojnë ekipin menaxhues që do ta hartojë statutin e AKS-së, pavarësisht se, sipas tyre, Asociacioni nuk do të funksionalizohet derisa Serbia nuk zbaton marrëveshjet e arritura në Bruksel, siç është ajo për telekomin, heqjen e barrikadës mbi Ibër, shuarjen e strukturave paralele dhe marrëveshjet tjera.
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka konfirmuar se shumë shpejt do të themelohet ekipi menaxhues, i cili, siç ka thënë ai, do të përbëhet vetëm nga përfaqësuesit e katër komunave me shumicë serbe në veri.

“Ekipi menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe besoj se do të themelohet pa vonesa të mëdha. Ai do të përbëhet nga katër serbë, përfaqësues të komunave me shumicë serbe. Ky ekip do të punojë për së afërmi me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe OSBE-në, por kohë pas kohe do të udhëtohet edhe në Bruksel për konsulta dhe koordinime”, ka thënë Gecaj për “Zërin”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit