14.8 C
Pristina
Monday, September 16, 2024

SENSIBILIZIM KOMBETARE : TE NJOHIM ARMIKUN DHE MIKUN E VERTETE – Azem Kovaçi

Më të lexuarat

SENSIBILIZIM KOMBETARE : TE NJOHIM ARMIKUN DHE MIKUN E VERTETE

Nga Mr. Azem Kovaçi

Ka 100 vjet e kusur qe ne Shqiptareve na serviret si armik turku…ne histori dhe shkolla (si barbare, pushtues. na vrau dhe preu na la mbrapa, na ndaloi rrugen e ‘zhvillimit’)

Po ne realitet ku qendron e verteta?

Shtrojme pyetjen

Keni pare ne ndonje vend te botes qe nese nje komb persekutohet….te shkoje dhe te kerkoje mbrojtje tek persekutuesi’ pra tek ata qe po i vrasin dhe bejne gjenocid kundrejt tyre?

Si shembull:

Sikur Shqiptaret e Kosoves apo Boshnjaket te shkonin ne serbi per mbrojtje nga vet serbet! A ka kuptim kjo? JO nuk ndodh nje gje e tille.

Çfare dua te them eshte se viktimat te persekutuarit shkojne atje ku ndjehen te sigurt dhe jo atje ku do te persekutohen dhe perçmohen.

Keshtu ndodhi edhe me Shqiptaret e Kosoves dhe Çamerise dhe Ilirides.

Kur Shqiptaret u detyruan nga sllavet dhe greket me dhune te pergjakshme te lenin trojet e tyre dhe ku shkuan per strehim mbrojtje? Ku perveç se ne Turqi.!!

Historiografia jone na e pershkruan se gjoja Turqia kishte kurdisur plan spastrimi ne kurriz te shqiptareve ne bashkepunim me sllavet!!..

Kush shtet pranonte te mbante te shpergulur? Pergjigja eshte: Askush!

Sikur te ishte ashtu perse askush nuk i don refugjatet sirian sot?

Ne realitet: Shqiptaret shkuan ne Turqi se u ndjene te mirepritur, te sigurte dhe te mbrojtur.

Turqia me pranimin e mijera shqiptareve tregoi se me te vertete ishte si vellai yne i madh qe hapi deren. Kaq kishte ne dore , kaq fuqi kishte ne ato kohe (kishte rene perandoria osmane dhe me te rane edhe Turqit dhe Shqiptaret).

FAKTIKISHT….

Pasojat pas Perandorise Osmane

Për ne,

Humbëm Sanxhakun e Nishit me mbi 700 vendbanime. Na vranë, na dëbuan.

Humbëm Sanxhakun e Pazarit të Ri, me të gjitha ato vende tona.

Pastaj Plavën Gusinë, Ulqinin, Tivarin, Podgoricën dhe trevat tjera që mbetën në Mal të Zi.

Na dëbuan edhe nga këto troje. Presheva, Bujanovci, Medvegja, Vraja dhe tokat përreth mbetën nën Serbi,
Popullata u shpërngul. Toka të mëdha humbëm dhe mbetën nën Greqi. Jo vetëm Çamëria por gjithe vilajeti I JANINES.

Shpërngulje masive. Vrasje dhe dhunime. Me krijimin e Serbisë, pastaj Mbretërisë SKS dhe me vone Jugosllavisë, Shqiptarët e Kosoves, Ilirides dhe Malit te zi mbetën nën pushtetin e dhunshëm të këtij shteti.

U krijua një shtet i cunguar i quajtur Shqipëri , i cili nuk kishte mundesi te mbronte interesat e Shqiptarëve në Shqipëri e jo më jashtë Shqipërisë!

U shpërngulëm për në Turqi, ku sot supozohet se jetojnë rreth 6 milion shqiptar.

Populli mbeti pa elitën intelektuale, sepse u vranë ose i dëbuan nga rregjimi sllavo komunist. Na larguan nga sistemi i arsimit. Nga të gjitha sistemet shtetërore. Na vranë, na plaçkitën, na dogjën na shpërngulën.

Nga klase elitare u kthyem ne klasë të perçmuar dhe te nënshtruar.

Këto janë disa nga pasojat më të mëdha për ne shqiptarët muslimanë

Dhe akoma na behet trushperlarje nga mediat vizive te censurura nga islamofobe dhe turkofobe te thekur.

Kane edhe guximin te etikojne Osmanlijte si gjoja jane njelloj me greket dhe sllavet.

Njihe historine e vertete o Shqiptar! Njihe mikun dhe armikun e vertete, mos te te turbullojne me manipulime dashakeqet antishqiptar qe i kemi ne mesin e shqiptarëve.

Ngrije zerin, mjaft bere viktimen, mos ler nje shpure te vogel zagaresh te te vardisin dhe te perçmojne. Je shumica derrmuese. Zhgjohu, ngrija vetes dinjitetin

A. Kovaçi
Londer Janar 2022

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit