Pohimi: “Ka një emër për të: spastrim etnik dhe krim lufte”
Senatori amerikan Bernie Sanders ka dënuar deklaratat e fundit të presidentit amerikan Donald Trump për Gazën, duke i quajtur ato një thirrje për “spastrim etnik”.
“Trump ka deklaruar se dëshiron të ‘pastrojë’ Gazën dhe të shtyjë miliona palestinezë që jetojnë atje në vendet fqinje. Ka një emër për këtë: spastrim etnik dhe krim lufte,” tha Sanders.
Ai bëri thirrje për kundërshtim të fortë ndaj komenteve të tilla, duke thënë: “Kjo ide e egër duhet të dënohet nga çdo amerikan”. /tesheshi.com/