Një senator rus ka pohuar se arsyeja për përparimin e ngadaltë të Rusisë në Ukrainë është sepse forcat e saj në thelb po luftojnë kundër rusëve të tjerë.
“Operacioni special ushtarak” i Rusisë po vazhdon me “mjaft vështirësi”, pohoi Frants Klintsevich në televizionin shtetëror rus, duke shtuar se nuk dëshiron ta ofendojë askënd me këtë deklratë të tij.
Megjithatë, ai u mundua ta arsyetojë përparimin e ngadaltë të forcave ruse në shtetin ukrainas, shkruan theguardian.
“Ne po luftojmë me një nga ushtritë më të forta dhe më të trajnuara. Ne po luftojmë kundër ushtarëve dhe oficerëve rusë të të njëjtit mentalitet si ne”, pohon 64-vjeçari.
Kujtojmë se një tjetër zë pro-Kremlinit ka pranuar se ka “vështirësi” në pushtimin e Ukrainës, të cilën Rusia e quan “operacion special ushtarak”.