-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Senatori amerikan: Rusia dhe Putini, kërcënim më i madh se ISIS

Më të lexuarat

Senatori amerikan John McCain ka deklaruar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është kërcënim më i madh për sigurinë botërore sesa grupi militant, DAESH.

Gjatë një vizite në Australi, senatori tha se Rusia provoi të shkatërrojë themelin e demokracisë me përpjekjet e saj për të ndikuar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet tjera të botës.

Komentet e tij u bënë në një kohë kur administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po përballet me hetimet nëse kishte lidhje me Rusinë, përfshirë edhe raportimet se Jared Kushner, dhëndër i presidentit dhe këshilltar në Shtëpinë e Bardhë, u përpoq të krijojë kanale të fshehta komunikimi me zyrtarët rusë gjatë javëve para se zoti Trump të merrte pushtetin.

“E di se disa zyrtarë të administratës po thonë se kjo është procedurë standarde. Nuk mendoj se është procedurë standarde para përurimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara nga dikush që nuk është në pozitë”, u shpreh McCain.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit