-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Selman Khan, gjeniu që braktisi punën dhe pagat e larta për t’iu ndihmuar të tjerëve

Më të lexuarat

Në vitin 2004, Selman Khan, një amerikan me prindër nga Bangladeshi, u tregua i gatshëm ta ndihmojë Nadian, kushërirën e tij 13 vjeçare, për të kuptuar më mirë mësimet e matematikës.
Meqë Nadia banonte 200 km larg shtëpisë së tij, vendosën që të përdorin internetin dhe telefonin gjatë mësimit. Nadia mbeti e kënaqur nga shpjegimet e kushëririt të saj dhe filloi tu tregojë dhe të afërmve të tjerë për aftësitë pedagogjike dhe shkencore të Selmanit. Kjo bëri që kërkesat për mësime shtesë nga Selmani të shtoheshin në mesin e farefisit. Selmanit i shkoi mendja tek një mënyrë tjetër nëpërmjet të cilës mund tu ofronte ndihmën e tij të gjithë të afërmve; Regjistrimi në video i leksioneve dhe më pas, postimi i tyre në youtube.
Deri tani, numri i atyre që ndjekin leksionet e Selman Khan në youtube është mbi 80 milionë persona dhe nga të katër anët e globit.
Selman Khan, ka studiuar në universitettet më te mirë në Amerikë, ka punuar në tregjet më të fuqishme të vendit me rroga shumë të larta. Megjithatë, nga fundi i vitit 2009, ai vendosi të heqë dorë nga puna dhe zanati i tij, për t’iu dhënë shpjegimit të mësimeve të matematikës, fizikës, ekonomisë dhe kompjuterit, me një mesatare prej pesë leksionesh në javë. Një leksion, luhatet nga tetë deri në pesëmbëdhjetë minuta.
Këtë punë, ai e bënte pa asnjë shpërblim. Ai thjesht i besonte kësaj që po bënte. Ai besonte se ky kontribut do i hapte rrugën shumë fëmijëve të privuar nga arsimi për arsye ekonomike. Këta fëmijë, mund ti ndjekin mësimet e tij në internet dhe mund ta marrin shkollën qoftë dhe me korrespondencë.
Që nga koha kur dha dorëheqjen nga puna e tij, e shoqja i dha një vit kohë për të gjetur një punë të re, e cila do i siguronte të ardhura atij dhe familjes. Miliona komente që i bëheshin në internet, ku vlerësohej maksimalisht kontributi i tij, nuk i vlenin kujt, nuk paguanin qiranë, nuk ushqenin dhe vishnin kënd, nuk vlenin për mbulimin e shpenzimeve për arsimin e fëmijëve të tij etj…
Por…
Surpriza erdhi nga vetë Bill Gates, themeluesi i Microsoft. Ai vendoi ti dhurojë Selman Khan një shumë prej një milion e gjysmë dollarë. Selman Khan ishte shndërruar në një flamurtar të lëvizjes për përdorimin e teknologjisë për arsimin e duhur të një numri të madh njerëzish.
Bill Gates i tregoi edhe për simpatinë e fëmijëve të tij për punën që bënte.
Kompania Google, nga ana e saj, i dhuroi një shumë tjetër, plot dy milionë dollarë për kontributin e tij.
Selman Khan u shndërrua në një yll në shoqërinë amerikane dhe jo vetëm. Atë e ftoi kanali amerikan CNN, me qëllim që tu shpjegojë teleshikuesve shkaqet e krizës ekonomike në SHBA. Ai filloi të ftohej në shumë konferenca. Një nga shkollat e Kalifornisë, ia bleu të drejtën për ti përdorur regjistrimet e leksioneve të tij, për klasën e pestë dhe të gjashtë, pasi stafi pedagogjik i shkollës e kishte pëlqyer metodën e shpjegimit të tij.
Selman Khan, mendon se fëmijët mund të bazohen në shpjegimin e leksioneve të tij në internet, për tu shndërruar shkolla në një vend ku bëhen detyrat dhe jo e kundërta. Në këtë rast, mësuesi do i përkushtohet çdo studenti, sipas nevojave individuale të tij. Problemi nuk qëndron tek të kuptuarit e leksioneve, por tek zbatimi i atyre që ka mësuar, tek zgjidhja e ushtrimeve.
Selman Khan, vendosi që t’ua tregojë zgjidhjen e ushtrimeve nxënësve të tij në ekran, pa pasur nevojë ta shohin mësuesin, thjesht të dëgjojnë zërin e tij. Sipas tij, kjo e ndihmon nxënësin të fokusohet më shumë tek lënda dhe të mos shpërndahet. Ai i shkruan formulat dhe ekuacionet me dorë, jo me kompjuter, pasi shkrimi i dorës e bën më të besueshëm dhe më të afërt në sytë e nxënësit. Me qëllim që ti motivojë nxënësit për më shumë mund dhe përpjekje, nxënësve që u përgjigjen pyetjeve, ai u jep çmime virtuale të ndryshme.
E çuditshme është se frekuentuesit dhe ndjekësit e mësimeve të Selman Khan në faqen e tij në internet, nuk kufizohet vetëm tek anglisht folësit. Shumë persona kanë dalë vullnetarë dhe i kanë përkthyer leksionet e tij në gjuhë të tjera. Kështu, spanjollët zënë vendin e parë deri tani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit